.
Published On: Mon, Oct 2nd, 2017

Mustafa: Ermeni e meriton përkrahjen e gjakovarëve

Share This
Tags

LDK dhe kandidati i saj për kryetar ka vijuar takimet më banorët e komunës së Gjakovës.

Në tubimin me banorët e rajonit të Dushakjës, ishte i pranishëm edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe deputetët e kësaj partie, Armend Zemaj e Fidan Rakaliu ku u promovua platforma zhvillimore ekonomike lokale e Gjakovës .

Kreu i LDK, Mustafa tha se Bekim Ermeni e meriton përkrahjen e gjakovarëve, pasi ka programin e duhur për Gjakovën e që mbështetet nga ekspertët më të mirë.

“Orientimi ynë zhvillimor është specifik dhe dihet që ne në LDK i kemi ekspertët më të mirë për zhvillim ekonomik. Ne e kemi njeriun që ka shumë identitet dhe që është treguar shumë i suksesshëm, prandaj është mirë t’i japim besimin”, u shpreh Mustafa.

Bekim Ermeni, kandidat për kryetar të Gjakovës, ka thënë se ujërat e zeza në Dushkajë, do të trajtohen me plan të detajuar dhe në harmonizim me buxhetin që e kemi.

“Pallati i Kulturës do të ndërtohet shumë shpejt. Funksionalizimi i laboratorit për analizat mjekësore është çështje urgjente dhe duhet të kryhet në gjashtë muajt e parë të qeverisjes sonë. Duhet të punohet shumë më tepër në arsim, sepse është e pakuptimtë që nxënësit të udhëtojnë nga 6 kilometra dhe atyre t’u mos u sigurohet transporti. Kjo nuk do të guxojë të ndodhë në qeverisjen e LDK-së”, tha Ermeni.

Ftesën për të votuar Ermenin e ka bërë edhe Luan Gola, kryetar i degës së LDK-së në Gjakovë duke garantuar se Komuna do tëgëzojë zhvillim nën udhëheqjen e kandidatit të tij./radiogjakova/