.
Published On: Sat, Sep 30th, 2017

Ramadan Hoti mban tubim në Rogovë

Share This
Tags

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e PDK-së, Ramadan Hoti, mbajti tubim në Rogovë.

Para të pranishmëve, ai shpalosi shtyllat kryesore të programit të tij që janë ekonomia, arsimi dhe shëndetësia.

Hoti tha se do të ketë trajtim të veçantë edhe për familjet në nevojë, personat me aftësi të veçanta si dhe të rinjtë, për të cilin pralajmëroi edhe krijimin e zyrës për të rinj në kabinetin e tij.

Për të mbështetur Hotin, në Rogovë ishte edhe zv.kryesministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, që tha se Gjakova duhet të përqafojë programin e PDK-së pasi i siguron zhvillim, ashtu siç ka ndodhur në komunat e tjera ku ka qeverisur kjo parti.

Në këtë takim, foli edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina si dhe kreu i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa.

Ky i fundit u shpreh i sigurt në fitoren e kandidatit të kësaj partie në komunën e Gjakovës. Në fund, u prezantuan edhe kandidatët për Asamble komunale të Gjakovës nga kjo parti politike./radiogjakova/