LDK: Vetëm përmes votës mund të bëhet ndryshimi
Gjakovë- Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjakovës Luan Gola dhe kandidatja për asambleiste nga ky subjekt politik Agneta Bytyqi janë takuar me qytetarë të bashkësisë së shtatë lokale, me të cilët kanë bashkëbiseduar për zgjedhjet e 3 nëntorit dhe hallet e telashet me të cilat ballafaqohen këta qytetarë.
Në fjalen e tij kandidati Gola ka kërkuar nga qytetarët që në masë të madhe të votojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit, sepse vetëm përmes votës mund të arrihet ndryshimi i shumë pritur dhe i shumë kërkuar.
Nga ana tjetetër, kandidatja Agneta Bytyqi e cila kandidon nga bashkësia e shtatë lokale, bashkësi që llogaritet ndër bastionet e LDK-së në Gjakovë, ka thënë se në mandatin e dytë si këshilltare komunale do ta shtojë angazhimin konkret në të mirë të qytetarëve.
Duke përmendur disa nga të arriturat e këshilltarëve të LDK-së dhe rolin opozitar që e kanë luajtur, Bytyqi ka premtuar se në qeverisjen eventuale të LDK-së angazhimet do të jenë të shumë fishuara në të mirë të të gjithë qytetarëve të komunës së Gjakovës./radiogjakova/