Vëllaznimi në kërkim të fitores së tretë rradhazi
Gjakovë- Pas dy fitoreve të fundit në të cilen shënoi 6 gola dhe panoi vetëm një duke arkëtuar gjashtë pikë të rëndësishme, Vëllaznimi te dielen pret të vazhdojë këtë seri pozitive me një tjetër fitore.
Ekipi fundit në tabelen e klasifikimit, Ulpiana e cila në shtatë xhirot e para nuk ka asnjë fitore e vetëm dy barazime, vjen në Gjakovë për të sfiduar Vëllaznimin vendas dhe për të tentuar të pamunduren.
Në anen tjetër, Vëllaznimi me një fitore eventuale do të grumbullonte 15 pikë dhe do të shihte veten në pjesën e epërme të tabeles se klasifikimit së bashku me skuadrat të cilat pretendojnë të rikthehen që sezonin e ardhshëm në Supërligen e Kosovës në futboll.
Vëllaznimi-Ulpiana luhet në Stadiumin e qytetit me fillim prej orës 15:00./radiogjakova/