.
Published On: Sun, Oct 6th, 2013

“Like-t” e kandidatëve për kryetar të Gjakovës

Share This
Tags

cel-fbGjakovë- Facebook-un e përdorin gjithë. I madh e I vogël. Nxjerrin këngë e statuse. Por së fundmi, rrjetet sociale po përdoren për të kërkuar voten.

Një praktikë që e morri më “seriozisht” Presidenti i SHBA-së, Obama dhe të tjerë lider evropian e ndoqën, ka filluar me të madhe të praktikohet edhe në Kosovë.

Pesë kandidatët për kryetarë të komunës dhe shumë kandidatë për Asamble kanë hapur faqet e tyre duke kërkuar fillimisht “like” e pastaj dhe voten e tyre më 3 nëntor.

Kryetari aktual i Komunës, Pal Lekaj para një muaji, më 8 shtator, dhe deri paraditen e së dieles ka grumbulluar gjithësej 3 mijë e 193 fansa. Aktualisht është kandidati i dytë për kryetar të Gjakovës me më së shumti “like”.

lekaj-fb

Rivalja e tij politike, Mimoza Kusari-Lila e kishte hapur facebook-un e saj para kater viteve kur u fut në betejen e parë për kryetare të Gjakovës. Ajo është politikanja kosovare më e “lajkuar” pasi ka grumbullar rreth vetes 98 mijë e 379 fansa.

mimoza-fb

Kandidati i LDK-së, Luan Gola më 10 gusht të këtij viti u bë pjesë e “sofres së madhe” të facebook-ut. Nga ajo kohë e deri të dielen ai ka 1 mijë e 178 “like”. Ai rradhitet i fundit ndër kandidatë më me së shumti “like”.

gola-fb

I fundit që e hapi faqen e tij në facebook është kandidati i PDK-së, Hajdar Beqa. Nga 19 shtatori 2 mijë e 342 fansa që i kanë bërë “like” e ndjekin atë në postimet dhe gjërat tjera që ai hedh. Beqa është kandidati i tretë me më së shumti “like”.

beqa-fb

Kandidatja e Vetëvendosjes Arbërie Ngavaci ka gjithësej 1 mijë e 216 fansa. Ajo e ka hapur fan-pagen e saj më 5 shtator. Ajo rradhitet e katërta ndër kandidatë që kanë më së shumti “like”.

nagavci-fb

Të gjithë kandidatët  e shfrytëzojnë hapësirat virtuale me emrat e tyre, por edhe të partive të cilat me kohë janë të hapura, për të promovuar programin e tyre dhe për të publikuar aktivitetet në këto ditë të fushatës elektorale./radiogjakova/