Vëllaznimi fiton kundër Ulpianës, tashmë të tretët në tabelë
Gjakovë- Kanë mjaftuar golat e Bushajt dhe Gjerajt, nga një për secilen pjesë, që Vëllaznimi të arkëtoi tre pikë të reja dhe të shënoi fitoren e tretë rradhazi në kuadër të Ligës së Parë.
“Viktima” e Vëllaznimit ishte Ulpiana e cila edhe më fundoset në fund të tabeles e që edhe pas tetë xhirove nuk ka shënuar fitore.
Vëllaznimi me një lojë të mirë krijoi raste shënimi dhe dominoi kundërshtarin i cili dukej se nuk kërkonte shumë në këtë takim.
“Kuqezinjët” tashmë arrijnë kuotën e 15 pikëve duke u renditur në vendin e tretë me pikë të njejta me KEK-un e vendit të katërt dhe me pesë pikë më pak se vendi i parë dhe i dytë i cili ndahet nga Istogu dhe Gjilani që kanë tubuar nga 20 pikë.
Për shkak të ngjashmërisë në ngjyrat e fanelave, lojtarët mysafirë u detyruan nga zyrtarët e ndeshjes që të ndërrojnë ato duke bërë që të veshin fanelat me ngjyrë portokalli në pjesë e dytë të takimit./radiogjakova/