Mimoza në Shtëpinë e Sigurtë dhe me fëmijët me Sindromin Down
Gjakovë- Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka kaluar paraditen e së martës në Shtëpinë e Sigurtë dhe mes fëmijëve me Sindromin Down.
Tek vizita e saj e parë në Shtëpinë e Sigurtë ajo inkurajoi gratë e kësaj shtëpie që me guxim dhe vullnet të vazhdojnë tutje për të ardhmen duke i sigurar, në rast fitoreje, mbështetjen e saj dhe të institucioneve komunale për 4 vitet e ardhshme.
“Ne do të angazhohemi që të krijojmë kushte të mirfillta që viktimat e dhunës në familje të integrohen në shoqëri dhe këto nëna dhe gra të vazhdojnë jetën e tyre ashtu si gjithë të tjerët. Komuna e Gjakovës do të mbështes Shtëpinë e Sigurtë në projektet e tyre për të krijuar kushte sa më të mira për strehimin dhe mbështetjen e viktimave të dhunës në familje”, u shpreh Kusari-Lila.
Ndërsa, tek shoqata e fëmijëve me Sindorimin Down, Kusari-Lila u njoftua nga afër me problemet që përballet shoqata e veçmas me objektin që nuk është i përshtatshëm për numrin e madh të fëmijëve me këtë sindrom.
“Ne jemi të gatshëm që të përqëndrohemi në përmisimin e kushteve për këtë shoqatë dhe mbështetjen e vazhdueshme për këtë kategori fëmijësh. Po ashtu, jemi të interesuar që të mbështesim inciativa që do ndihmojnë prindërit dhe familjet e fëmijëve me Sindromin Down”, tha ndër të tjera Kusari-Lila./radiogjakova/