.
Published On: Fri, Oct 11th, 2013

Bashkëjetesa fetare një vlerë e Gjakovës

Share This
Tags

mimoza-bikGjakovë- Mimoza Kusari-Lila paraditen e së premtes ka zhvilluar takime në Bashkësinë Islame të Kosovës, dega në Gjakovë, dhe në kishën e “Shën Ndout”. Në të dyja takimet ajo ka theksuar frymen tolerante ndërfetare që mbizotëron në Gjakovë si dhe ka shprehur përkrahjen e parezervë për këto dy komunitete.

“Ne duam që Çarshisë dhe pjesës ku gjendet Xhamia e Hadumit t’ia kthejmë vlerën që kanë pasur, të tregojmë për tolerancen fetare, të tregojmë për bashëksitë fetare që veprojnë në komunën e Gjakovës, të tregojmë se teqja, xhamia dhe kisha kanë qenë në një vijë sepse populli ka jetuar në paqe dhe tolerancë dhe kjo është tepër e rëndësishme që të del në vazhdimësi si mesazh nga Gjakova”, ka thënë Kusari-Lila në takim me kreun e Bashkësisë Islame të Gjakovës, Ahmet Hoxha.

Ndërsa vetë Hoxha ka thënë se askujt nuk i intereson që në procesin zgjedhor të ketë gjëra të paparashikuara, prandaj ka eplaur për një process të mbarë. Ai gjithashtu ka kërkuar nga Kusari-Lila të dijë më shumë rreth programit të saj që lidhet me komunitetet fetare.

mimoza-kishaKandidatja e AKR-së, është takuar dhe me Pater Ndue Kajtazi në kishën e “Shën Ndout” në Gjakovë. Këtu, Kusari-Lila ka falenderuar për mikpritjen si dhe ka propozuar që në pjesën pranë kishës, ku momentalisht është tregu, të ndërtohet një amfiteatër.

Krerët e kishës e mikpriten këtë ide por jo vetëm kaq. Kajtazi tha se Gjakova ka nevojë për ndryshime. Ai tha se nuk dëshiron që askënd të bëjë fajtor, porse gjendja në Gjakovë është e mjerushme.

“Ndryshimet janë të mira, jo ndryshime vetëm si njerëz, po ndryshime që sjellin freski e Gjakova ka nevojë për freski. Mua më vjen keq që nuk mund të kaloj nëpër Çarshi tash e dy vite, nuk e di ku është problemi. Por, nëse ju vini në pushtet ose kushdo qoftë nga partitë, ju lutem keni kujdes me qytetin sepse Gjakova është degraduar e cilat janë arsyet ju i dini më mirë se ne. Por njerëz jokompetentë kanë zënë vendet kyqe, e nëse ata nuk duan të ndërrohen të pakten të ndryshojnë qëndrime”, ka thënë Patër Ndue Kajtazi./radiogjakova/