.
Published On: Sat, Oct 12th, 2013

“Do kujdesemi për ju!”

Share This
Tags

IMG_0444Gjakovë- Kandidatja për kryetare, Arbërie Nagavci në një takim ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të shurdhmemecëve, atë Handikos dhe shoqatën e të verbërve të Gjakovës. Aty, ajo u shpreh se këto kategori janë lënë anash nga qeverisje lokale.

“Për ne si Vetëvendosje prioritet është respektimi i ligjit dhe trasnparenca në vendimmarrje. Nën udhëheqjen tonë në komunën e Gjakovës do të bëjmë auditimin dhe do t’i qasemi këtyre kategorive, ndërsa vendimet do t’i marrim së bashku me ju dhe përfaqësuesit e shoqatave të cilat e dinë më së miri se çka ju duhet juve”, është shprehur Nagavci.

Në këtë takim të pranishëm ishin përfaqësuesit e tri shoqatave të cilat u shprehën të zhgënjyer me punën që është bërë për këto kategori, ku thanë se pushteteti lokal shoqatat tona i permendin vetëm në kohën e fushatës./radiogjakova/