Arbëria tek “Qeliza” dhe “Shtëpia e Sigurt”
Gjakovë- Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Arbërie Nagavci dhe kandidatët për Asamble komunale vizituan rrjetin e grave “Qeliza” dhe “Shtëpinë e sigurtë” në Komunën e Gjakovës.
Arbërie Nagavci, para tyre shpalosi programin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ju tha se “Shtëpia e sigurt” dhe rrjeti i grave “Qeliza” kanë dhënë kontribut të madh për gratë në Gjakovë.
Në “Shtëpinë e sigurtë ” u bisedua për sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen gjatë punës së tyre të përditshme. Për rezultatet e arritura dhe planet për të ardhmen.
Ndërkaq në bisedë me rrjetin e grave “Qeliza” u diskutua për angazhimin dhe punën që bëhet nga OJQ-të në kuadër të vetdijësimit dhe fushatave senzibilizuese.
“Shoqëria civile është e domosdoshme për një zhvillim të gjithëmbarshëm të shoqerisë. Ne ju përgëzojmë për kontributin dhe organizimin tuaj të deritanishëm dhe deshirojmë të ju njoftojmë se Lëvizja Vetëvendosje respekton dhe angazhohet për demokraci dhe transparencë andaj kjo do të lehtësojë punën tuaj”, u shpreh Arbërie Nagavci.