.
Published On: Sun, Oct 13th, 2013

Agani në Gjakovë, vizion personat me aftësi të kufizuara

Share This
Tags

agani-gjakoveGjakovë- Partia e Drejtësisë, dega në Gjakovë edhe këtë të diel ka vazhduar aktivitetet e saja parazgjedhore, duke vizituar shoqata të ndryshme dhe lagje të qytetit. Kryetari i Partisë së Drejtësisë, dhe njëherësh ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, së bashku me kryetarin e Degës së PD-së në Gjakovë, Bahri Bokshin, me bashkëpunëtorë, kanë vizituar shoqatat e personave me aftësi të Kufizuara, me ç’rast u premtuan atyre se nëse sigurojnë ulëse në Kuvendin Komunal të Gjakovës, do të angazhohen për mirëqenien e tyre sociale, por edhe shëndetësore.

Delegacioni i PD-së, në fillim ka dëgjuar hallet dhe brengat e personave me nevoja të veçanta dhe më pas kryetari i PD-së, në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë, i ka njoftuar ata me punën dhe angazhimin që ai e ka bërë gjatë tre vjetëve të fundit, për përmirësimin e gjendjes sociale dhe shëndetësore të tyre.

Agani, ka thënë se edhe pse kjo kategori e shoqërisë kosovare është nën kompetencat e ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, nuk do të ndalen së punuari që kjo shtresë e shoqërisë t’i gëzojë të drejtat që u takojnë, duke premtuar së paku trajtim mjekësor falas.

“Për Partinë e Drejtësisë është me vlerë të vecantë dhe që paraqet njërën prej resurseve të rëndësishme të strategjisë së punës , është që institucionet e shtetit, duhet bashkëpunuar me shoqërinë civile. Por, ky bashkëpunim nuk mund të jetë vetëm formal, vetëm në formë të përkrahjes morale, por duhet të jetë edhe konkretë, përmes financimit të aktiviteteve të ndryshme të shoqatave humanitare. Ne si ministri e Shëndetësisë këtë vit kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “Ada” të Prizrenit që merret me kujdesin e fëmijëve me të meta mendore dhe do të vazhdojmë të përkrahim maksimalisht edhe pse mundësitë janë minimale”, ka pohuar ai.

Bahri Bokshi, kryetari i degës së PD-së në Gjakovë dhe bartës i listës së kësaj partie, për zgjedhjet komunale, ka garantuar shoqatën “Handikos”, “Shoqatën e të Verbërve” dhe atë të të shurdhërve, se lista e PD-së, është e përkushtuar që të punojë në drejtim të përmirësimit të kushteve të personave me nevoja të veçanta./zëri/