Haradinaj në Cërmjan: Mos e shpërndani votën, vetëm për AAK-në
Gjakovë- Kanddiati i AAK-së, Pal Lekaj i shoqëruar nga kryetari i partisë, Ramush Haradinaj dhe bashkëpuntorë tjerë, të hënën në mesditë kanë mbajtur një tubim në fshatin Cërmjan të komunës së Gjakovës.
Në këtë takim kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë apel që votuesi aty të mos e shpërndajë voten tek partitë tjera, por atë t’ia jep kryetarit aktual Pal Lekajt pasi vetëm kështu ajo ka vlerë.
“Ju lus ta bashkoni votën më 3 nëntor, këto partitë leni pushim pasi Aleanca është parti më e madhe në këtë trevë. Është interesi juaj direkt që me i dhënë vlerë votës suaj duke votuar AAK-në pasi vetëm përms kësaj partie do të mund të arrihen synimet që dhe ju i dëshironi”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa, Lekaj pasi shpalosi programin e tij për katër vitet e ardhshme, tha se më nuk do të flasim për infrastrukturë, ndriçim publik apo godina shkollore pasi këto janë projekte që tashmë ju i gëzoni dhe i prekni çdo ditë, tani, sipas tij, do fokusohemi tek zhvillimi ekonomik.
“Vizioni ynë i qartë është zhvillimi ekonomik. Në veçanti do përkrahim buqjësinë meqë Gjakova ka një tokë pjellore, Po ashtu, duke u nisur nga tradita do mbështesim ekonominë familjare, ekonominë e mesme dhe ekonominë që quhet blegtori”, ka thënë Lekaj.
Në këtë tubim me një fjalë rasti u paraqit Valon Vula, bartës i listës së kandidatëve për Asamble nga rradhët e koalicionit AAK-LDD./radiogjakova/