.
Published On: Mon, Oct 14th, 2013

PD-ja shpërndan pako ushqimore për Kurban Bajram

Share This
Tags

Gpd-jakovë- Partia e Drejtësisë, dega në Gjakovë, për të katërtin vit me rradhë ka organizuar aktivitetin humanitar të shpërndarjes së pakove ushqimore për familjet me nevoja të veçanta.

Në njoftimin e PD-së, thuhet se me këtë gjest kemi dashur që jetimëve, familjeve të dëshmorëve, personave me aftësi të kufizuara, skamnorëve t’ju sigurojmë ushqimet themelore duke dashur që sado pak të kontribojmë në pasurimin e sofrave të tyre në ditët festive dhe të përcjellim mesazhin e kësaj feste.

Këtë vit, nga ndihmat e kësaj partie, kanë përfitur rreth 90 familje në nevojë nga komuna e Gjakovës.

“Duke falënderuar të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti humanitar, urojmë që të gjitha kremtimet fetare dhe kombëtare të jenë shpalosje e vlerave të larta shpirtërore ndërmjet gjithë neve”, thuhet në fund të njoftimit të Partisë së Drejtësisë, dega në Gjakovë./radiogjakova/