VV: Garantojmë mbrojtjen e votës
Gjakovë- Deputeti i VV-së në Kuvendin e Kosovës ka garantuar mbrojtjen e votës në Gjakovë. Sipas tij, subjekti që përfaqëson nuk bën marrëveshje me asnjë që si qëllim ka keqpërdorimin e votës së qytetarit.
“Vetëvendosje garanton diçka që deri më tash askush nuk ka guxim që ta premtoj, garanton mbrojtjen e votës. Ne nuk do të tolerojmë dhe nuk pranojmë të mirremi vesh më askënd që duan ta keqperdorin votën e qytëtarëve. Ne nuk merremi vesh me askend që prek votën, ashtu që nuk merremi vesh me merreveshjen me Serbinë, nuk mirremi vesh për privatizimin e PTK-së , privatizimin e KEK-ut dhe me marrveshjet që janë bërë në dëm të qytëtarëve”, u shpreh Selimi.
Kandidatja për kryetare, Arbërie Nagavci, rezervoi një demantim në distancë për kryetarin aktual, Pal Lekajn ndërsa më pas u shpalos dhe programi për bujqësi dhe zhvillim ekonomik.
“ Kur erdhem rrugës për në shkollën “ Durak Ahmeti” e pash një demantimin për kryetarin Pal Lekaj i cili kishtë thënë se nuk ka rrugë fshat që nuk është i ndriçuar në Komunën e Gjakovës, ndërsa ne fashtin Demjan nuk është asfaltuar rruga dhe ndriqmi as nuk ekziton jo në rrugë por as në shkollë”, tha Nagavci./radiogjakova/










