.
Published On: Fri, Oct 18th, 2013

Pacolli: Kur të fitojë Mimoza do ta shihni si do të lulëzojë Gjakova

Share This
Tags

mimoza-biznesmenetGjakovë- “Për zhvillimin ekonomik të Gjakovës nevojitet një qasje tjetër, një dinamizëm një shkëputje nga e kaluara, ndërkohë që një prej objektivave kryesore  për rimëkëmbjen e Gjakovës është zhvillimi ekonomik”, kështu tha Behxhet Pacolli, kryetari i Aleancës Kosova e Re në një takim biznesmenët e komunës së Gjakovës.

Po ashtu, lideri i AKR-së ju ka thënë ekonomistëve dhe biznesmenëve gjakovar të mobilizohen dhe ta bëjnë të mundur fitoren e Aleancës Kosova e Re, e më pastaj do të shohin se Gjakova do të zhvillohet në çdo aspekt.

Në anën tjetër, kandidatja e këtij subjekti politikë për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, ka identifikuar arsyet e ngecjes ekonomike së  komunës së Gjakovës,  si dhe ka ka prezantuar planin e saj për zhvillim ekonomik.

Takimi i AKR-së në Gjakovë ka vazhduar me diskutimet lidhur me kërkesat e ekomistëve dhe afaristëve për rimëkëmbjen ekonomike të  Gjakovës cila është një kërkesë imediate./radiogjakova/