.
Published On: Fri, Oct 18th, 2013

Lekaj: Vetëm brenda këtij viti kemi punësuar mbi 400 të rinj

Share This
Tags

lekajj-haradinajGjakovë- AAK ka mbajtur një tubim me të rinjët e komunës së Gjakovës ku pos kandidatit për kryetar nga ky subjekt politik, Pal Lekajt, ka marrë pjesë edhe deputeti i AAK-së në Parlamentin e Kosovës, Daut Haradinaj.

Në fjalën e tij, Haradinaj ka apeluar të votohet Lekaj më 3 nëntor, ndërsa tha se njerëzit e Gjakovës në Qeveri të cilët nuk e kanë mbështetur asnjë projekt për këtë qytet, tashmë shtiren se e duan Gjakovën.

“Kjo qeveri asnjë projekt se ka sjellë në Gjakovë. Është fakt se njerëzit e Gjakovës në ekzekutiv nuk kanë lejuar që fondet për projektet e ndryshme nacionale të vijnë këtu”, është shprehur Haradinaj.

Ndërsa, kandidati i AAK-së për kryetar, Pal Lekaj ka thënë se punësimi i të rinjëve mbetet pika kryesore në programin e tij. Ai ka thënë se vetëm brenda këtij viti janë punësuar mbi 400 të rinj në institucione publike. Lekaj ka garantuar mbështetjen e tij të përhershme për rininë e komunës së Gjakovës.

“Ne do të fokusohemi në zhvillimin ekonomik, në mënyrë që të krijojmë vende të reja të punës për rininë e Gjakovës. Ju e dini që ne ju kemi mbështetur, vetëm Brenda këtij viti u punësuan mbii 400 të rinj dhe ne do vazhdojmë të mendojmë për ju”, tha Lekaj.

Tubimi i AAK-së që u mbajt pasditen e stome pati dhe pjesën argëtuese, ku për të rinjët e mbledhur ka kënduar këngëtari i mirënjohur, Gena./radiogjakova/