Kampionati i ri, Liburni (ujk) i vjetër
Pejë- Kampionati i ri i futsallit ka startuar të premten në mbrëmje, por Liburni mbetet ai i vjetri, ekip që shkel gjithçka e gjithkë që i del rrugës.
Kështu ka ndodhur edhe në Pejë në ndeshjen e parë ku nikoqiri Besa është bërë “viktimë” e “ferrit” të të kuqve nga Gjakova të cilët kanë shënuar fitore me rezultat 2:6.
Mungesa e Ramdan Alajt e Shkodran Loshajt nuk u vu re, pasi Nexhip Selimi me dy dhe Ideal Brovina, Halim Selmanaj, Arbër Dobroshi dhe Artan Lama me nga një gol u kujdesen që Liburni të arrijë një fitore bindëse.
Kaq të sukseshëm nuk ishin dhe juniorët e Liburnit të cilët në paralojë u mposhten me rezultat 2:1 nga moshatarët e tyre nga Peja. Por, stafi teknik është ndarë i kënaqur me angazhimin e të rinjëve pavarësisht humbjes./radiogjakova/










