Nagavci takon pensionistët, premton se do t’i mbështesë
Gjakovë- Arbërie Nagavci e shoqëruar nga kandidatët për Asamble nga Lëvizja Vetëvendosje kanë takuar mesditen e së dieles Sindikatën e Pensionistëve dhe Invalidëve të Gjakovës me të cilët kanë diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen brezi i tretë.
Esat Resyli, kryetar i sindikatës, tha se gjendja është e rëndë dhe se kryetari aktual nuk ka qenë në gjendje që për shtatë vjet të bëjë diçka për ta përmisuar atë. Ai ka thënë se nga shumë kërkesa që i ka dërguar atij, vetëm ajo e lirimit të biletes së transportit publik është realizuar.
Nga ana tjetër, Arbërie Nagavci ka premtuar se disa nga kërkesat e tyre do t’ia përcjell deputetëve të Vetëvendosjes në Paralamentin e Kosovës në mënyrë që të njejtat të ngrihen edhe në nivel qendror.
Teksa ka folur për programin e saj komunal, Nagavci ka thënë se alternativa qeverisëse e subjektit që përfaqëson është zgjidhja më e mirë pasi pensionistët i ka në fokus të saj.
“Alternativa qeverisëse e Lëvizjes Vetëvendosje bazohet në tre shtylla, njëra prej tyre është Shteti Social. Këtu i kushtohet kujdes dhë rëndësi mirëqenies dhe jetës së dinjitetshme për secilen shtresë të popullsisë, ku pensionistët zënë një vend të veçantë”, u shpreh Nagavci.
Kandidatja e VV-së ka shpalosur në detaje pjesët e programit për këtë kategori të shoqërisë si dhe më pas i është përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve./radiogjakova/