.
Published On: Tue, Oct 22nd, 2013

Gola: Komuna ka një borxh prej 7 deri në 8 milionë euro

Share This
Tags

gola-geceGjakovë- Luan Gola ka mbajtur një takim në lagjen Gecë që i ka paraprirë një tubimi më të madh që do mbahet me bashkësinë e shtatë dhe tetë lokale më 24 tetor, ku i pranishëm do jetë dhe lideri LDK-së Isa Mustafa.

Ai ka thënë se ka ardhur të mobilizojë këtë pjesë të qytetit pasi këtu numri i atyre që shfrytëzojnë të drejten e tyre për të votuar është është shumë i vogël. Gola ka shprehur sigurinë e tij se kësaj rradhe nuk do ketë manipulim votash, pasi jo vetëm LDK-ja por edhe Ambasadat e huaja janë mobilizuar dhe do e kenë vëmendjen në Gjakovë.

Kandidati i LDK-së ka thënë se njëra preja aryseve që ka kandiduar është keqmenaxhimi dhe shpenzimet enorme të Komunës.

“Komuna ka një borxh prej 7 deri në 8 milionë euro, raporti i fundit që kemi marrë përmes kanaleve tona, tregon se vetëm Ngrohtorja ka 750 mijë euro borxh.  Kanë një borxh shumë të madh ndaj operatorëve ekonomik që ka bo që shumë nndërmarrje të vijnë para falimentimit. Kemi vërejtur se një meter kator në Çarshi ka kushtuar 450 euro dhe mund ta merrni  me mend se çfarë shpenzime janë bërë aty dhe cilat kompani kanë përfituar aty”, është shprehur Gola./radiogjakova/