Vula në krye të gjyqtarëve të Gjakovës
Gjakovë- Të martën në mbrëmje Shoqata e Gjyqtarëve të Futbollit – dega në Gjakovë, ka mbajtur Kuvendin e ri zgjedhor ku me vendim unanim u zgjodh kryetar për një mandat katër vjeçar Kreshnik Vula, duke e zëvendësuar në këtë post Gëzim Dakën.
Ndërkaq, nënkryetar u zgjodh Besmir Haxhikadria; sekretar: Nevruz Bakija dhe anëtar: Egzon Kuqi. Në emër të të zgjedhurve të rinj, foli kryetari Kreshnik Vula ku falënderoi pjesëmarrësit për besimin e dhënë, ndërsa garantoi se do punojë për të mirën dhe interesat e tyre.
Vula gjithashtu shpalosi synimet e shoqatës ku ndër pikat kryesore ishin: avancimi i gjyqtarëve të rinj dhe sigurimi i mbështetjes financiare për ta, konkretisht sponzorizimi. Në këtë Kuvend morri pjesë edhe Luan Vokshi, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës./radiogjakova/