.
Published On: Wed, Oct 23rd, 2013

Mimoza në kryeqytet, takon gjakovarët që jetojnë në Prishtinë

Share This
Tags

mimoza-prishtinePrishtinë- Kandidatja për kryetare të Gjakovës në radhët e AKR-së Mimoza Kusari-Lila, gjatë fushatës zgjedhore, është takuar me qytetarët e Gjakovës që jetojnë në Prishtinë.

Ajo gjatë këtij takimi ka kërkuar që të gjithë qytetarët të cilët janë duke jetuar në Prishtinë dhe sipas saj që është një numër i madh, ka kërkuar që në zgjedhjet e 3 nëntorit të kthehen në Gjakovë dhe të votojnë për të.

Kusari Lila ju ka premtuar që në mandatin e saj do të krijoj kushte të mirë që të rinjtë që kanë përfunduar studimet në Prishtinë, Tiranë apo ku do qoftë të kthehen në Gjakovë dhe të kontribuojnë për vendin e tyre.

“Ju nuk jeni “Kalimtarë të rastit”, jeni krenaria dhe shpresa jonë. Jeni gjakovarët me të cilët mburret Kosova dhe për të cilët na kanë lakmi të gjithë”, ju drejtua  Kusari-Lila të pranishmëve.

Po ashtu ajo ka premtuar se do të krijoj kushte të mira edhe për bizneset, gjithashtu ka thënë  se në arsim nuk do të ketë  staf të politirizuar që ka qenë në shtatë vitet e kaluara por i gjithë stafi do të jetë i kualifikuar.