Mimoza: Qeveria e ardhshme e Gjakovës me më shume femra
Gjakovë- Një delegacion i Odës Ekonomike shqiptaro-amerikane nga Shqipëria nën udhëheqjen e Floreta Luli-Faber ka qëndruar në Gjakovë në përkrahje të kandidatures së Kusari-Lila për kryetare të Komunës së Gjakovës.
Kusari Lila, në hapjen e kësaj tryeze të femrave afariste tha se ky takim ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të sukseshem që kisha me Luli-Faber që në kohën kur e arsyeja e hyrjes sime ne politikë ka qenë Gjakova dhe menaxhimi i pushtetit lokal i cili nuk ndryshon në menaxhimin që çdo grua ja bën shtëpisë së saj.
“Unë do i kisha inkurajuar të gjitha femrat që e shohin veten në politik që të hyjnë në nivelin lokal, pasi që mund të jenë shumë më të dobishme. Në Kosovë prezenca e gruas në biznes është shumë e ulët dhe vetëm 10% e bizneseve në Kosovë udhëhiqen nga femrat. Personalisht jam e angazhuar që në kuadër të MTI-së dhe sistemit të granteve t’i jap përparësi femrave. Qasja në vendimmarrje e femrave është më praktike, më i duhur dhe më i suksesshëm dhe ajo që në si femra i sjellim vendimmarrjes, biznesit dhe politikës është mendimi ndryshe.”, ka thënë Kusari-Lila.
Sipas saj, ajo çfarë duhet të bëjmë është që të shohim politikën si instrument në ngritjen e kualitetit të jetës. “Unë përshëndes qeverinë e sapo krijuar shqiptare që ka përfshirë një numër të femrave dhe nga këtu ju siguroj që njëjtë kam projektuar qeverinë e ardhshme lokale në Gjakovë me përfaqësim më të madh të femrave”, ka përfunduar Kusari Lila.