Gola “selam” Thaçit: Rregulloje urën e Rakovinës, pastaj premto milionat
Gjakovë- Kandidati për kryetar të Gjakovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Luan Gola në vazhdën e takimeve elektorale mbrëmë ka takuar banorët e bashkësisë së parë lokale, para të cilëve ka shpalosur vizionin e tij, katër vjeçar për komunën e Gjakovës.
Gola, sulmoi edhe ata që po premtojnë miliona për Gjakovën. “Kryeministri i Kosovës këto ditë të fushatës po premton me miliona euro për çdo komunë, ku këtë gjë e ka bërë edhe në komunën tone, mirëpo me sa duket ka harruar që për të ardhur në Gjakovë duhet të kalojë permes urës së Rakovinës e cila po rrezikon jetë të njerëzve si pasojë e mos renovimit të saj, pas shembjes që ka ndodhë para tetë muajve”, tha Gola.
Ai është shprehur i bindur se nën udhëheqjen e LDK-së Gjakova do ndryshojë për të mirë dhe se Qeverisja lokale e drejtuar prej tij do jetë më e mirë se kjo aktualja.
Në këtë takim para të pranishmive me një fjalë rasti ju drejtuan dhe dy kandidatët për asamble komunale nga kjo nëndegë e parë, Lumturije Nikoliqi dhe Xhelal Bellaja./radiogjakova/