“Vazhdojmë bashkë për një Gjakovë të zhvilluar ekonomikisht”
Gjakovë- Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Pal Lekaj, ka zhvilluar dy takime me qytetarë të Gjakovës, para të cilëve ka shpalosur vizionin e tij për 4 vitet e ardhshme.
Në takim me banorët e bashkësisë së tretë lokale dhe ata të rrugës “Petro Nini Luarasi”, Lekaj ka folur për rregullimin e infrastrukturës që është bërë në këtë pjesë të qytetit, ndërsa ka premtuar se në 4 vjeçarin e ardhshëm fokusi kryesor do të jetë zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës.
Takimet kanë vazhduar edhe me banorët e fshatrave Stubëll dhe Berjahë, fshatra në të cilët Lekaj po ashtu përmendi investimet e shumta që i ka bërë komuna, dhe premtoi investime tjera, bashkë edhe me angazhimin për një mirëqenie më të mirë ekonomike./radiogjakova/