“Gjakova do t’i bashkangjitet fitoreve të PDK-së në Kosovë”
Gjakovë- Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin përmbyllës në Gjakovë, ku të pranishëm ishin dhe Kryeministri Hashim Thaçi, Zv/Kryeministri Hajredin Kuçi, nënkryetari Adem Grabovci dhe ministra të Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarë tjerë të PDK-së
Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës Hajdar Beqa ka thënë se gjatë këtyre ditëve të fushatës ka dëgjuar hallet e çdo qytetari të komunës së Gjakovës dhe bashakrisht me ta kanë hartuar planet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
“Gjakova si asnjëherë më parë kërkon rimëkëmbjen ekonomike e cila është e rrënuar dhe e shkatërruar totalisht, si anjëherë më parë kërkon që arsimi dhe kultura të rimëkëmbën, Gjakova kërkon njerëz të ditur dhe të guximshëm që të t’ia kthejnë namin e dikurshëm asaj”, u shpreh ndër të tjera Beqa.
Po ashtu, Beqa ka thënë se projekti i PDK-së është projekt për një qytet evropian që garanton mirëqeverisje, zhvillim ekonomik dhe një të ardhme të ndritur përmes arsimit, kulturës, sportit e shëndetësisë.
“Ka ardhur moment t’i thoni stop së keqes dhe ta ndëshkoni atë me votën tuaj. PDK-ja është alternativa e vetme që duhet të mbështesni sepse ne jemi parti më serioze, jemi parti e përparimit dhe jo stagnimit”, shtoi Beqa.
Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi japi përkrahje për Beqën dhe tha se Gjakova do t’i bashkangjitet fitoreve spektakolare, siç e quajti ai, të PDK-së në shumicen e komunave të Kosovës.
“Faleminderit për mbështetjen e fuqishme, për mbështetjen e një koncpeti të ri për të ndryshuar Gjakovën, për një qeverisje të mirë dhe një Gjakovë të zhvilluar”, u shpreh Kryeministri Thaçi./radiogjakova/