Gola: Do të investojmë në Rogovë
Gjakovë- Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjakovës Luan Gola ka mbajtur të shtunen pasdite një takim me banorët e fshatit Rogovë në rajonin e Hasit, fshati ky më i madhi i komunës së Gjakovës.
Duke folur para rogovasve, Gola ka thënë se LDK-ja ka projekte të shumta për këtë fshat dhe zonën e Hasit në përgjithësi, zonë e cila deri me tani ka qenë e harruar nga qeverisjet qëndrore dhe lokale.
“Mosregjistrimi i pronës publike, 900 mije euro harxhime telefonike, dreka dhe darka, mbajtja larg e investitorëve dhe mos shfrytëzimi i kapaciteteve investuese nga mërgata e komunës sonë, janë vetëm disa nga paaftësitë e këtij pushteti, i cili më 3 nëntor duhet të denohet me forcën e votës. Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës, kemi paraparë në platformën tonë për Gjakovën, që në mbështetje të bujqësisësë këtij regjioni, të krijomë tri qendra grumbulluese, subvencionim fer dhe të drejtë të bujqëve dhe studentëve nga komuna jonë”, ka thënë ai.
Gola para të pranishmëve ka premtuar se qysh në ditët e para të ardhjes në pushtet, LDK do të ketë si prioritet rregullimin e ujërave të zeza në dhe sistemin e ujit të pijes në Rogovë, elemente këto mjaft jetike por që qeveria e deritashme lokale nuk e ka parë të arsyeshme t’i sjellë në këtë fshat.
Në këtë takim kanë folur edhe nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija dhe Kryetari i Degës së LDK-së në Zvicërr, Haki Latifi./radiogjakova/