.
Published On: Sat, Oct 26th, 2013

“Do të pesëfishojmë buxhetin për bujqësi”

Share This
Tags

nagavci-skivjanGjakovë- Arbërie Nagavci me bashkëpuntorë ka vazhduar takimet në fshatin Skivjan të komunës së Gjakovës, ku para të pranishmëve ka treguar prioritetet e Vetëvendosjes në rast se arrin të udhëheqë me Gjakovën pas 3 nëntorit.

“Ne në programin tonë për komunën e Gjakovës kemi nëntë prioritete ku dy më të rëndësishmit janë: zhvillimi ekonomik dhe bujqësia, ku pa zhvillimin e këtyre dy prioriteteve tona nuk mund të ketë komunë funksionale. Ne kemi paraparë të pesëfishojmë buxhetin për bujqësi, kjo nuk është fjali për fushatë por programi për bujqësi të cilin e kemi hartuar do të zhvillojë ekonominë dhe do të krijojë vende të reja të punës dhe ekonomia dhe bujqësia shkojnë në mënyrë zingjirore”, u shpreh Nagavci.

Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se gjitha problemet në komunën e Gjakovës po rrjedhin nga politika e cila e sheh pushtetin si privilegj për veten dhe familjarët e tyre.

“Ne do ja ndryshojmë karakterin pushtetit ngaqe vetëm një pakicë është e kënaqur me këtë. Me logjiken që udhëheq ky pushtet të kënaqur janë ata që janë të afërt me pushtetin. Jemi të gëzuar që kemi një kandidate si Arbërie Nagavci e cila ka një biografi të pastër e që së bashku do ta ndryshojmë komunën e Gjakovës”, tha Konjufca./radiogjakova/