.
Published On: Mon, Oct 28th, 2013

Partia e Drejtësisë zë i fuqishëm kundër ecurive negative

Share This
Tags

agani-asambleistatGjakovë- Partia e Drejtësisë, të dielen në Gjakovë ka mbajtur tubim me anëtarë dhe simpatizantë të këtij subjekti politikë në të cilin është bërë edhe shpalosja e programit politikë për zgjedhjet komunale të 3 Nëntorit.

Këtë tubim e ka hapur nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Jeton Svërca, ndërkohë që lideri i këtij subjekti politik, Ferid Agani ka thënë se “Vetëm duke qenë vetja, duke i ditur potencialet personale, kombëtare dhe shtetërore, dhe duke e ndërtuar fuqishëm sistemin e vlerave etike dhe morale në politikë dhe në institucionet e vendit do t`ja arrijmë të bëhemi partner kredibil i miqve të shumtë ndërkombëtar”

Në anën tjetër Agani është shprehur se fitorja e Partisë së Drejtësisë në zgjedhjet e 3 nëntorit do të jetë shumë dimensionale.

agani-asamblee

 

Bartësi i listës së Partisë së Drejtësisë në Gjakovë, Bahri Bokshi, ka thënë se përfaqësuesit e kësaj partie politike në Asamblenë komunale, do të jenë zë i fuqishëm i qytetarëve kundër ecurive negative në këtë komunë.

Tubimi i Partisë së Drejtësisë në Gjakovë, është shoqëruar edhe me këndimin e ilahive, ndërkohë që janë prezantuar edhe 32 kandidatë për asamblenë e këtushme komunale./radiogjakova/