.
Published On: Tue, Oct 29th, 2013

Beqa në Bec, do zhvillojmë bujqësinë

Share This
Tags

beqa-hapjaGjakovë- Në rrjedhë të fushatës elektorale, kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës Hajdar Beqa, është takuar me banorë të fshatit Bec, para të cilëve ka shpalosur programin dhe idetë e tij për 4 vjetët e ardhshme.

Në mesin e premtimeve si pjesë e platformës së qeverisjes se PDK-së në Gjakovë, për fshatin Bec, Beqa tha se prioritet i prioriteteve do jetë dhe zhvillimi i bujqësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë së Kosovës.

Duke ju premtuar që çdo problem që kanë paraqitur fshatrat e komunës së Gjakovës, në këtë rast dhe fshati Bec, janë pjesë e platformës qeverisëse dhe këto do realizohen në dy vitet e para te qeverisjes së PDK-së në Gjakove.

Në këtë takim prezent ishin edhe zyrtarët e lartë të PDK-së Adem Grabovci dhe Besim Beqaj./radiogjakova/