Lekaj: Në mandatin e ardhshëm femrat do kenë më shumë hapsirë
Gjakovë- Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Gjakovës nga rradhët e koalicionit AAK-LDD, Pal Lekaj është takuar me gratë e komunës së Gjakovës, një tubim që u organizua nga Aleanca për Gruan e Kosovës.
Në këtë takim Lekaj shpalosi programin e tij për katër vitet në vazhdim, si dhe theksoi rëndësinë e rolit të femrës në strukturat më të larta udhëheqëse lokale. Ai ju ka premtuar se në qeverisjen e ardhshme të drejtuar AAK, femra do ketë akoma më shumë hapsirë.
“Vazhdimi i rrugëtimit tonë është i pashmangshëm me një mbështetje të tillë të fuqishme. Gratë janë pjesë e strukturave të qeverisë lokale por do t’iu japim hapërsirë edhe më shumë, ato do të kenë mundësi më të shumta punësimi edhe në shëndetësi, arsim por sigurisht do të përkrahim edhe ato gra të cilat bëjnë punë artizanale”, është shprehur Lekaj para grave.
Kandidati që synon mandatin e tretë rradhazi ka ftuar gratë që më 3 nëntor të votohet programi i AAK-së si dhe kandidatet për Asamble nga kjo parti të cilat janë prezantuar në fund të këtij takimi./radiogjakova/