.
Published On: Tue, Oct 29th, 2013

Gola: Ka ardhë koha që t’ia kthejmë dinjitetin Gjakovës

Share This
Tags

gola-tubimiGjakovë- Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin përmbyllës në Gjakovë, ku dhe njëherë u shpalos platforma për Gjakovën më në krye kandidatin për kryetar nga ky subjekt politik, Luan Gola, kandidatët për Asamble e në prani të shumë mysafirëve, simpatizantëve dhe strukturave më të larta të LDK-së e kryetarit të saj, Isa Mustafa.

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës, Luan Gola tha se pas një muaj komunikimi me elektoratin gjakovarë në çdo pjesë të komunës ka vërejtur një pakënaqësi të madhe të popullit ndaj qeverisjes aktuale lokale.

“I kemi vizituar gjitha regjionet Dushkajën, Rekën e Mirë, Rekën e Keqe, Hasin dhe gjitha nëndegët e qytetit. Si asnjëherë më parë kemi hasur në njerëz të pakënaqur, në banorë që kërkojnë të ndryshohet gjendja. Në shumicen e fshatrave banorët ndjehen të mashtruar për premtimet e parealizuara nga qeverisja aktuale lokale”, u shpreh ndër të tjera Gola.

Ai ka përmendur një nga një sektorët ku gjendja, sipas tij, është e rënduar dhe kërkohet ndryshime të menjëhershme. Gola ka garantuar se pas ardhjes së tij në krye të komunës së Gjakovës, infrastruktura, arsimi, shëndetësia, bujqësia, sporti dhe secili sektor tjetër do të pësojnë ndryshim të situatës për të mirë.

gola-mustafa

“Keqqeverisja e komunës në këto dy mandate ka lënë pasoja në zhvillimin e komunës në shumë aspekte qoftë të karakterit ekonomik, social, arsimor dhe kulturor. Është koha që t’ia kthejmë dinjitetin komunës së Gjakovës. Ne kemi paraqitur opcionin tonë dhe jemi të bindur se është opcion i fitores. LDK-ja është një parti e madhe dhe Gjakova nuk ka nevojë që ta kthejë vëmendjen nga partitë e vogla, të cilat dështuan, si në nivelin qëndror ashtu edhe në atë lokal të ofrojnë diçka për Gjakovën”, mbylli fjalimin e tij Gola.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se ka ardhur në Gjakovë për ta përkrahur dhe kërkuar vota për një njeri profesionist në fushen e vetë, me cilësi në lidership dhe një zgjedhje ideale për Gjakovën e që është Luan Gola.

“Ju e keni një vlerësim për kryetarin aktual që është në krye që dy mandate, ju do ta jepni nje vlerësim më 3 nëntor edhe për një kandidate që ka ardhur nga Prishtina, pa parti ose një parti që është në shuarje, e cila ka mendime të mira për veten, porse e keni edhe një kandidat që i përket një partie të madhe, të fuqishme të organizuar në tërë Kosovën që ka një zgjidhje për Gjakovën dhe që duhet ta përkrahni”, tha Mustafa teksa i referohej Golës.

Kryetari i Prishtinës tha se qyteti i Gjakovës me gjithë atë histori me të cilët mburret gjithë Kosova e meriton një kryetar si Luan Gola pasi do e kthejë komunën ku e ka vendin e sërish do të mburremi më të./radiogjakova/