Hajdar Beqa e Ramë Buja takojnë mësimdhënësit gjakovarë
Gjakovë- Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës shoqëruar nga ministri i Arsimit, Ramë Buja dhe nënkryetari i partisë Adem Grabovci kanë mbajtur një takim me mësimdhënësit e komunës së Gjakovës.
Në fjalen e tij, Beqa duke u thirrur në kompetencat që ka Komuna për arsim premtoi se do depolitizoi këtë sketorë në mënyrë që mësimdhënësit dhe drejtorët të mos kenë nevojë të ndërrojnë përkatësi partiake për të ruajtur vendin e tyre të punës.
“Drejtorët nuk kanë nevojë t’i ndërrojnë përkatësitë politike sepse ne do t’i vlerësojmë në bazë të përformances. Kryeari i komunës nuk do ju bëjë presion dhe ata janë të lirë të mbështesin çfarëdo partie që mendojnë se është më e mirë për ta”, deklaroi Beqa.
Kandidati i PDK-së ka premtur një trajtim më të mirë për punëtorët e arsimit duke ju sigurar edhe një shujtë dhe transport për ata që udhëtojnë mbi 2 kilometra. Ai ka premtuar se do ndërtohen disa shkolla të reja në Ponoshec, zonën e Hasit dhe Korenic, ndërsa shkollat që tashmë janë të ndërtuara do të pajisen me kabiente profesionale dhe fusha sportive.
“Do t’i përkrahim edhe studentët dhe që në vitin e parë do t’i shpërndajmë 500 bursa të cilat do ndahen në dy kategori: për studentët që mbërrijnë kuoten e notës dhe për studentët nga familjet që janë të prekura nga lufta”, tha Beqa.
Ndërsa, ministri i Arsimit, Ramë Buja pasi numëroi premtimet e mbajtura të Kryeministrit Thaçi për mësimdhënësit në përgjithësi dhe për Gjakovën si qytet universitar ka përsëritur premtimet e reja të Kryeministrit po për këtë kategori.
“Kryeministri ju ka premtuar se në Qeverinë Thaçi 3 pagat tuaja do të rriten 100%, normal se ato nuk do rriten për një vit, porse rritja do fillojë nga 1 janari i 2014-ës”, është shprehur numri një i arsimit në Kosovë.
E duke folur për Universitetin e Gjakovës ai ka thënë se vet nuk ka zgjedhur të bëjë aktin e prerjes së shiritit në kohë fushate. “Ne nuk deshëm që ta promovojmë një objekt të renovuar të Universitetit të Gjakovës në një kohe fushate se do na thonin se e bëmë për fushatë. Jo, universitetet nuk i bëjmë për fushatë”, ka thënë Buja teksa “ju ka parë për të madhe” atyre që thanë se Thaçi po hap “universitete mehallesh”./radiogjakova/