Gjakova voton
Gjakovë- Gjakova po kalon në një proces të qetë zgjedhor. Parregullsitë e shfaqura kanë qenë të vogla, kryesisht teknike. Deri në oren 13:00 nuk ka pasur asnjë parrregullsi tjetër të raportuar. Në disa qendra të votimeve procesi ka filluar e vonesë, për shkak të ardhjes me vonesë të materialeve zgjedhore. Megjithatë, sipas menagjerëve të këtyre qendrave, vonesat nuk kanë qenë më të gjata se 20 minuta.
Disa ankesa kanë paraqitur edhe subjektet politike, pjesmarrëse në këto zgjedhje, ndërsa vërejte të tilla ka pasur edhe “Demokracia në Veprim”. Subjektet politike dhe vëzhguesit e pavarur kanë raportuar për prezencë të materialeve propangandistike në disa vendvotime dhe raste të presioneve për të votuar për një kandidat të caktuar.
Ndërkohë, edhe pjesmarrja në votime duket të jetë e kënaqur, pasi sipas të dhënave të para të prezentuar nga KKZ-ja dhe “Demokracia në veprim”, deri në orën 11:00 kanë votuar rreth 17.8 % e votuesve të regjistruar.
Rreth orës 12:00 në Gjakovë ka mbërritur edhe një autobus me rreth 50 qytetarë serb, të cilët kanë hyrë në ambientet e kishës ortodokse në qendër të qytetit.
Sipas burimeve jo të konfirmuara, po pritet ardhja edhe e 3 autobusëve tjerë me rreth 150 qytetarë serbë, e në të njejten kohë po pritet edhe vendimi organeve përkatëse nëse këtyre serbëve do t’u lejohet të votojnë në Gjakovë apo jo për shkak të mungesës së dokumenteve të Republikës së Kosovës./radiogjakova/