.
Published On: Mon, Nov 4th, 2013

Zgjedhjet në Gjakovë, të qeta dhe të ndershme

Share This
Tags

votues-Gjakovë- Komuna e Gjakovës edhe një herë ka dëshmuar se mund të mbajë zgjedhje të qeta dhe të ndershme.

Zgjedhjet për kryetar të komunës dhe për Asamblenë komunale, që u mbajtën të dielen, lirisht mund të thuhet se ishin zgjedhjet më të qeta e më demokratike të mbajtura ndonjëherë në Gjakovë.

Megjithatë, përkundër kësaj nuk kanë munguar as incidentet, të cilët fatmirësisht ishin të vogla dhe nuk arritën ta prishin imazhin e zgjedhjeve të mira. Siç kanë njoftuar nga prokuroria themelore dhe nga policia e Kosovës, stacioni në Gjakovë, gjatë ditës ka pasur vetëm 3 të arrestuar, mes të cilëve një menaxher i qendrës së votimit, gjegjësisht drejtor shkolle dhe dy komisioner të subjekteve politike, njëri prej të cilëve është arrestuar për armëmbajtje.

Gjithashtu gjatë ditës dhe gjatë zhvillimit të procesit, partitë politike kanë pasur ankesa edhe për disa parrgullsi teknike, parregullsi të cilat megjithatë nuk kanë pasur ndonjë ndikim të madhe në mbarëvajten e procesit. E ndryshe nga zgjedhjet e kaluara  lokale, në këto të djeshmet numri i votuesve është rritur për rreth 3 përqind, megjithatë dalja në votime nuk ka arritur ta kalojë gjysmën e votuesve të regjistruar.

Sipas shënimeve të Komisionit Komual zgjedhor, në zgjedhjet e së dieles të drejten e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 47 mijë e tetë votues, apo në përqindje 43.75 përqind.

Ndryshe, gjatë ditës së diele, në Gjakovë kanë arritur edhe rreth 50 qytetarë serbë, të cilët pasi kanë hyrë në ambientet e kishës ortodokse serbe në qendër të qytetit, kanë kërkuar që të votojnë për të preferuarit e tyre në këto zgjedhje.

Pas një pritje disa orëshe dhe pas shumë konsultimeve me zyrtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, serbët përfundimisht nuk janë lejuar të votojnë, për faktin se nuk kanë poseduar me dokumente valide të republikës së Kosovës./radiogjakova/