.
Published On: Wed, Nov 13th, 2013

Lojtarët e Vëllaznimit s’marrin rrogat, kërcënojnë me bojkot

Share This
Tags

vellaznimi-kfGjakovë- Përkundër nëntë fitoreve radhazi, xhirollogaritë bankare të futbollistëve gjakovarë vazhdojnë të jenë bosh. Lojtarët e Vëllaznimit tash e gati gjysmë muaji, janë në pritje të pagës së tetorit.

Të pakënaqur me gjendjen e krijuar, ata kanë kërcënuar që nuk do të udhëtojnë për të zhvilluar ndeshjen ndaj Ulpianës, në kuadër të Kupës së Kosovës, transmeton tribuna.

Një gjë të tillë e bëri të ditur një futbollist i ‘kuqezinjve’, në kushte anonimiteti. “Kryesia e klubit na ka vonuar pagën e fundit dhe normalisht që nuk jemi të kënaqur. Do të kemi një diskutim të mërkuren në drekë, para ndeshjes me Ulpianën dhe aty do të vendoset gjithçka. Nëse na japin pagat do të luajmë, në të kundërtën nuk do të udhëtojmë fare. Ky është qëndrimi ynë përfundimtar dhe u jap fjalën që nuk do të lëshojmë pe. Është turp se si një skuadre që i fiton nëntë ndeshje radhazi, i vonohet paga për një muaj”, deklaroi ai, transmeton tribuna.

Ndryshe, futbollistët gjakovarë kanë dalë në grumbullimin e të martës, ku i kanë sqaruar gjërat me kryesinë e klubit.