.
Published On: Wed, Nov 13th, 2013

Vëllaznimi tërhiqet nga Digitalb Kupa e Kosovës

Share This
Tags

vellaznimi-trepca'89Gjakovë- Ashtu siç edhe pritej, Vëllaznimi nuk ka udhëtuar për në Prishtinë për të luajtur ndeshjen kundër Ulpianës pasi lojtarët kanë bojkotuar kubin për mos kryerje obligimiesh ndaj tyre.

Edhe FFK-ja ka njoftuar zyrtarisht se Vëllaznimi është eliminuar nga Digitalb Kupa e Kosovës pasi nuk ka udhëtuar për të zhvilluar ndeshjen.

“Kuqezinjët” po kalojnë një formë të shkëlqyer pasi kanë arritur të realizojnë 9 fitore rresht, dhe kjo ndoshta do ishte e dhjeta, por qëndrimi jo fer karshi lojtarëve ka bërë që kjo seri e frikshme e Vëllaznimit të “ngecë” për pak.

Aktualisht, Vëllaznimi është në rrugë të drejtë për të arritur synimin, atë të rikthimit në Superligë, pasi mban vendin e parë në Ligen e Parë të Kosovës./radiogjakova/