.
Published On: Mon, Nov 25th, 2013

Cana heroi i Lazios ndaj Sampdorias

Share This
Tags

canaGolin e fundit me Lacion, e kishte shënuar ndaj Atalantës, në sezonin 2011/2012 ku me realizimin e tij i ndihmoi skuadrën të fitonte 2-0 ndaj bergamaskëve dhe të mbante gjallë shpresat për një vend në Champions.

Kapiteni i kuqezinjve nuk është një goleador, por ato pak gola që ka mundur të realizojë me fanellën bardhekaltër kanë qënë të gjithë rëndësishëm, si i pari në suksesin 3-2 ndaj Leces, po në të njëjtën sezon, ku shënoi të dytin në suksesin e kryeqytetasve.

Tashmë goli i tij ndaj Sampdorias, sërish peshon për skuadrën e tij, sepse i heq gështenjat nga zjarri Petkovic, por gjithashtu bën që Lacio të mos dalë me turp nga fusha e “Marassit” ku rrezikoi një humbje përballë një kundërshtari me 10 vetë, transmeton Tribuna.

Sampdoria - Lazio

Cana, veshi kostumin e një goleadori të vërtetë sepse qëndroi përpara në minutën e fundit të ndeshjes, duke mbajtur një pozicion prej sulmuesi të mirëfilltë. Dribloi një kundërshtar, me një finte prej bomberi, dhe po me aq saktësi arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Një gëzim i papërshkrueshëm dhe për të, ashtu si dhe për tifozët e Lazios, drejt sektorit të të cilëve vrapoi për të festuar. Petkovic, i kishte rikthyer besimin duke i dhënë gjithmonë një fanellë titullari, dhe Cana tashmë nuk nguroi t’ia shpërblente në të parin rast që ju paraqit, duke ja hequr të paktën dhe për një javë pikëpyetjet që i rëndojnë mbi stol.

E bëri duke i treguar kundërshtarëve, fanellën e tij me numrin 27, që si për ironi, dy numrat të mbledhur sëbashku formojnë 9-tën, atë që mban mbi supe, një goleador i lindur, të cilin për një pasdite, Lacio e gjeti te Cana.