.
Published On: Thu, Nov 28th, 2013

Lekaj: Mandatin e ardhshëm revolucion në punësim

Share This
Tags

haradinaj-mbylljaGjakovë- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përmbyllur fushaten elektorale në Gjakovë me mesazhin që më 1 dhejtor të votohet alternativa më e mirë për Gjakovën e që është kandidatura e Pal Lekajt.

Në fjalen e tij, Lekaj ka thënë se në mandatin e ardhshëm do punojë për zhvillim ekonomik dhe revolucion në punësim. “Në këto vite punuam së bashku për një infrastrukturë më të mirë në qytet e në 84 fshatrat e Gjakovës, një infrastrukturë që është më e mira në Kosovë. Punuam sëbashku për një ambient më të shëndoshë, strehim për nevojtarët, arsim, shëndetsi e kulturë më të mirë, mbështetëm fuqishëm rininë. Qytetarë të nderuar, në projektin tonë për katër vitet e ardhshme, ne e kemi në fokus zhvillimin ekonomik lokal. Krahas kësaj, ju garantoj se do të bëjëmë revolucion në punësim”, ka thënë Lekaj.

Kryetari aktual ka përmendur edhe kundërkandidaten e tij, Mimoza Kusari-Lilen për të cilin tha se e ka duruar shumë pasi ajo e ka tepruar me, siç ka thënë ai, cinizmin e shprehur ndaj tij. “Asnjëherë nuk më ka shkuar ndërmend të mashtroj dikënd, asnjëherë nuk më ka shkuar ndërmend ta fyj dikën familjarisht apo personalisht. E keni parë qfarë cinizmi ka pasur dhe ka paraqitur kundërkandidatja ime. E keni vërejte se me qfarë durimi e kam përjetuar unë këtë cinizëm. Të jeni të bindur se të kishte qenë një mashkull, disa fjalë nuk do ta lija pa ja thënë”, ka shtuar ai.

lekaj-mbyllja

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është marrë me shefin e Kusari – Lilës, kreun e AKR-së Behgjet Pacolli. “Unë jam demokrat në zemër e  në shpirt. Jam për të drejten e secilit në garë. Jam për vlerat që secili përfaqëson, Por, më duhet të flas dy fjalë për oponentin. Siç thotë një fjalë: mos e vet se t’kallxon vet. Pa e pyet kush, oponenti kallxoi vet, ku u nis e ku don me shkue, para dy dite në Mitrovicë. Njerëzit kanë thanë, njeriu duhet me pas pak marre. Edhe kur ke të drejtë, edhe kur e thu të vërtetet, edhe kur e thu të duhuren, prap duhet me pas pak marre. Pa asnjë grimë marre, ai kallxoi vet, prej ku vjen, ku është ku don me shku”, ka thënë Haradinaj, duke aluduar në deklaraten e Pacollit për përfshirjen e njerëzve të dalur nga lufta në politikë.

Ai ka rikujtuar ambiencjen e tij për të qenë Kryeministër i vendit pas zgjedhjeve të ardhshme qendrore, gjë e cila sipas tij i’a mundëson atij të bëj më shumë për Gjakovën. Por, për të ndodhur kjo, Haradinaj ka thënë se fillimisht qytetarët duhet ta votojnë atë në zgjedhjet lokale, pasi vota për Pal Lekajn në rastin e Gjakovës, është votë që e forcon vet Haradinajn për kryeministër të vendit./radiogjakova/