.
Published On: Fri, Nov 29th, 2013

Lekaj takime me banorët e nëndegës së parë

Share This
Tags

lekaj-pnlGjakovë- Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovë Pal Lekaj shoqëruar nga bashkëpuntorë dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Daut Haradinaj kanë qëndruar mes banorëve të nëndegës së parë.

Para të pranishmëve Lekaj tha se Gjakova nuk guxon të ketë një kryetare që vjen nga një parti, lideri i të cilëve është nga shkolla e Beogradit dhe e Kremlinit pasi kjo është e dhimbshme për ata që kanë luftuar dhe të tjerët që kanë kontribuar në luften e Kosovës.

Duke folur për programin, Lekaj ka theksuar planin e tij për zhvillim ekonomik. “Sikurse kemi ndërtuar rrugë, shkolla, ambulanca dhe tjera investime, tani për katër vite prioritet do jetë zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës pasi me infrastrukturen kemi përfunduar dhe Gjakova është joshëe për investitorët e huaj”, u shpreh Lekaj.

Ndërsa, në fjalen e tij, deputeti I AAK-së, Daut Haradinaj ka ngritur lartë vepren e Lekajt duke thënë se ai është njeriu I duhur për Gjakovën dhe gjatë mandatit të ardshëm katërvjeçar do jetë në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjakovës.

Ndryshe, Lekaj ka zhvilluar takime dhe ne Ramoc ku ka premtuar se do sjelle investime me te medha gjate mandatit te ardhshem pasi ne kete te fundit nuk ka bere shume per kete fshat. Po ashtu, Lekaj ka vizituar edhe lagjen Sefe ku ka mabjtur nje takim me komunitetin RAE./radiogjakova/