.
Published On: Sun, Dec 1st, 2013

Historia e Mike Dusit, producentit të Hollywood-it me rrënjë nga Gjakova

Share This
Tags

mike-dusiAi nuk di të flas shumë në gjuhën shqipe, por di ta thotë shqip dhe me mburrje që është shqiptar. Babai i tij është nga Qerimi i Gjakovës, nëna nga Mirdita kurse ai vet një nga aktorët dhe producentët më të njohur të Hollywood-it.

Ky është Mikel Dushi i njohur si Mike Dusi i lindur dhe i rritur në New York bashkë me familjen e tij. Ka punuar si një djalë që shërben pica në dyqanin e familjes por karrierën e tij e ka nisur 10 vjet më parë në Los Angelos.

Edhe pse zhvillon gjithë veprimtarinë e tij në Amerikë ai dhe familja e tij kultivojnë kulturën shqiptare. Mike Dusi ushqen një dashuri të madhe ndaj kombit të tij. “100 % gjaku im është shqiptar, jam amerikan nga pjesa e jashtme por unë jam vet tradita dhe kultura ime,  jam ashtu sic jam rritur dhe kështu do të vazhdoj të jem”,  tregon Mike Dusi.

mike-dusi1

Është shprehur njëherë që ai është shembulli më i mirë dhe më i keq i shqiptarëve sepse është rritur në një mënyrë shumë tradicionale. “Prindërit e mi ishin gjithë kohës duke më thënë mos pi duhan, mos pi alkool, mos merr drogë, mos bëj tatuazhe, mbylle gojen dhe bëhu fëmijë i mirë se do të jesh në rregull”, u shpreh Mike në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Mike Dusi shqiptari me karrierë  hollivudiane është përjetë mirënjohës ndaj prindërve të tij që e rriten në atë ambient që mësohej gjithmonë se duhet respektuar familjen, të ftuarit dhe gjithë të tjerët. Dhe me të vërtet nëse sot e shohim se sa ballëhapur tregon që është shqiptar një i ri që është lindur dhe rritur jashtë vendit ku edhe e ka fituar famën, ka të bëj pikërisht me mënyrën se si ka mësuar të jetë i tillë nga të rriturit.

“Prindërit e mi më thonin je shqiptar duhet të jesh krenar, vetëm kaq dhe asgje tjetër, 100 % shqiptar, shqiptar me traditë, shqiptar i Kosovës”, vazhdon ai. Duke treguar për jetën e tij, për filmat që ka realizuar nxjerr nga xhepi kartën e tij. Karta e Mike ka emrin dhe mbiemrin dhe shqiponjen e flamurit shqiptar.

mike-dusi2

E brengos fakti që në një të ardhme fëmijët e tij nuk do të flasin shqip dhe për të thotë se kjo është e frikshme. “Gjuha shqipe nuk vdes tek unë por te prindërit e mi, të mendosh që e gjithë kultura dhe kombësia po shkojnë në drejtim të kundërt jo në drejtimin e të mësuarit shqip dhe të martuarit me vajza shqiptare dhe nuk jam i lumtur për këtë, më besoni” .

Së fundmi dasmat dhe traditat shqiptare vendosi t’i shfaq në një film komik “Mikey Boy” i cili premieren e kishte në New York është shfaqur në Shqipëri dhe me 5 dhjetor do të shfaqet edhe në Prishtinë në Kino ABC.

Mikel Dushi po arrin drejt piedestalit të dëshiruar, po ngritet me shpejtësi në rrugën e famës dhe të Hollywood-it, ka prekur ëndrrën e tij, është shqiptar dhe shembulli më i mirë se një fëmijë që rritet në një familje të shëndoshë është shpresë e madhe për një vend./radiogjakova/

EDEA BLYTA