Fjolla Shala
Fjolla Shalen e kemi dëgjuar si këngëtare, e kemi shikuar si modele, kemi qeshur me batutat e saj si aktore e së fundmi e kemi pasur edhe ta votonim si politikane. Ajo mbetet gjithmonë e njejtë, duke provuar gjëra të reja.
Ndoshta do ta shohim duke eksperimentuar dhe në të ardhmen, por deri atëherë ne përmes kësaj interviste po sjellim Fjollen tjetër, atë të prapaskenës, pa grim dhe kur bien perdet. Ju lëmë në shoqërim të përgjigjeve të saj.
Cfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
F. Shala: Ngazëllehem kur hap sytë , dhe e di qe kam mundësinë t’i kalojë dhe 24 orë pranë njerëzve të mi.
Me kë e filloni diten?
F. Shala: Me makiaton (qesh). Zakonisht me binjaken, Mimozen.
Çka je në horoskop?
F. Shala: Luan.
Koncertin e kujt nuk do ta linit pa e parë?
F. Shala: Michael Bubble.
Me kë do të bëje duet prej yjeve botërore?
F. Shala: Alicia Keys.
Kënga që e këndoni gjatë kohës që jeni duke bërë dush?
F. Shala: “Fallin” .
“X Factor” apo “The Voice”?
F. Shala: Hmm.. “The Voice”.
Pos këndimit, profesioni ideal?
F. Shala: Meqenëse jam femër, mësimdhënia.
Për ty të këndosh do të thotë?
F. Shala: Të marrësh frymë.
Përkrahjen më të madhe e ke nga?
F. Shala: Familja.
A je e varur nga rrjetet sociale?
F. Shala: Fatkeqsisht po.
Fama per ty është?
F. Shala: Përmbledhje e suksesit.
A mendon të bësh operacione plastike?
F. Shala: Momentalisht jo.
Gënjeshtra më e madhe qe keni thënë?
F. Shala: Nuk jam pirë (qesh).
Dhurata më e mirë që e keni marrë?
F. Shala: Piano.
Ku e shihni veten pas pesë vitesh?
F. Shala: Në majat e suksesit.
Thënia e dites?
F. Shala: Një ditë pa qeshur, është një ditë e humbur.
Eli Bytyqi/radiogjakova/