.
Published On: Tue, Jan 21st, 2014

Vëllaznimi nis stërvitjet, Mimoza premton ditë më të mira për klubin

Share This
Tags

vellaznimi-mimozaGjakovë- Nismën e pregaditjeve për stinorin e ri pranveror në futboll të skuadrës së Vëllaznimit  që mëton të rikthehet në Superligën e Kosovës në futboll, e ka përshëndetur dhe inkurajuar edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Në takim me futbollistët, stafin teknik dhe simpatizues, kryetarja e komunës ka bërë të ditur se së shpejti do të zgjedhet kryesia e re e klubit, e cila do të dali pas zgjedhjeve të kuvendit të klubit. Ajo ka ripërseritur qëndrimet se “politika duhet të jetë larg sportit dhe se problemet dhe borxhet e trashëguara do të paguhen nga Komuna pas transferit të buxhetit të Kosovës, ku një pjesë do të prgramohet ndërsa një pjesë tjetër do të paguhet”.

Për kryerjen e obligimeve katërmujore të pagave për futbollistët, Kusari-Lila ka pohuar se do të shpaguhen dhe njiherit do të bëhen kontrata të rregullta me futbollistë. Ajo ka uruar futbollistët dhe adhuruesit e ekipit emblemë të qytetit, Vëllaznimi që të vazhdojë me suksese dhe të rikthehet në elitë./radiogjakova/