.
Published On: Fri, Feb 28th, 2014

60 mijë euro për 20 klube të Gjakovës

Share This
Tags

mimoza-klubetGjakovë- Në një takim që ka organizuar kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesit e të gjitha klubeve sportive në Komunën e Gjakovës, në formën e vetë transparente ka ndarë buxhetin financiar me saktë subvencionet për  të gjitha klubet sportive gjakovare.

Ishte një befasi e veçantë për sportistët gjakovarë që përherë të parë pas luftës ndarja e buxhetit apo risku i takoi të gjithëve dhe në formën më të mirë publike. Përfaqësuesit e klubeve ishin mjaft mirënjohës për këtë veprim të kryetares së komunës që në mënyrë institucionale po ndihmohet sporti në Gjakovë me mjete buxhetore komunale.

“Ne duhet ti ndihmojmë të rinjtë, të ju ofrojmë atyre kushte  për t’u zhvilluar e rritur  bashkë me sportin. Të ju kthejmë vullnetin  dhe shpresën e tyre për tu marrë me sport, dhe të jenë të njohur me rezultate jo vetëm në Kosovë por edhe në botë”, ka thënë kryetarja Kusari-Lila.

Ajo ka bërë të ditur para përfaqësuesve sportive  se përkrahja e sportit në komunën tonë do të jetë aq sa janë edhe iniciativat. Duke folur për vështirësitë që sporti është ballafaquar  më shumë se një decenie në Gjakovë, Lila ka thënë se kësaj radhe me siguri se subvencionet do të ishin me të mëdha sikur komuna mos të kishte borxhin e lënën nga qeveria e shkuar komunale.

Këto janë shumat që kanë përfituar secili klub i komunës së Gjakovës:
KF Vëllaznimi – 24.810 euro (për sezonin pranveror)
KB Vëllaznimi (meshkuj) – 5.000 euro
KB Vëllaznimi (femra)  –  1.720 euro
KH Vëllaznimi (meshkuj) – 5.500 euro
KH Vëllaznimi (femrat) – 3.500 euro
KH Shqiponja (femrat) – 3.500 euro
KK Jehona – 1.000 euro
KSH Vëllaznimi – 500 euro
KSH Jakova- 500 euro
KS Pashtriku – 900 euro
KSH Shigjeta – 500 euro
KÇ Gjakova 137 – 1.000 euro
KPP Vëllaznimi – 500 euro
KF Liburni – 1.000 euro
KF Luftëtari – 4.000 euro
KF Rilindja – 4.000 euro
KT Sporek – 1.000 euro
KB Gjakova – 1.000 euro
KN Centar Sport – 500 euro
KN Vëllaznimi – 500 euro