Hasi debuton me fitore
Bruksel- Në ndeshjen e parë si trajner, Besnik Hasi ka debutuar në mënyrë të shkëlqyeshme pasi që skuadra e tij ka triumfuar kundër Ostende me rezultat të thellë 4 me 0. Në një takim emocionues për të gjithë, skuadra e Anderlechtit shkëlqeu në kuadër të ligës belge, transmeton Koha.net.
Gjithë shikuesit në stadium ishin tejet të lumtur pasi që para takimit panë yjet e mëdha që kanë dalë nga kjo skuadër.Jan Koller , Marcin Wasilewski dhe Vincent Kompany ishin ata që motivuan skuadrën e drejtuar nga kosovari drejt një performance të mrekullueshme.
Me ndryshim të taktikave nga Besnik Hasi, Anderlechti u shfaq krejtësisht ndryshe me ç’rast fituan tre pikë të reja.Mediat belge dhe ato evropiane i kanë kushtuar hapësirë debutimit të suksesshëm të gjakovarit. Ai zëvendësoi trajnerin Van Den Brom, i cili kishte renditur nëntë humbje në ligën elite të Belgjikës.
Ish përfaqësuesi i kombëtares shqiptare ka qenë pjesë e stafit menaxhues të skuadrës prej vitit 2008. Anderlechti tash renditet i treti në tabelë me dhjetë pikë pas liderit e në ligën belge tash gjithçka rinis me play-off.