.
Published On: Tue, Mar 25th, 2014

Jep dorëheqjen Shosholli, ja kush do ta zëvendësojë

Share This
Tags

ajet-shosholliGjakovë- Trajneri i deritashëm i klubit të futbollit Vëllaznimi Ajet Shosholli ka dhënë dorëheqje, e cila është aprovuar edhe nga kryesia e klubit gjakovar. Shosholli ka dhënë dorëheqje mbrëmë gjatë mbledhjes së kryesisë, duke e arsyetuar këtë vendim me mungesën e rezultateve në dy ndeshjet e para të sezonit pranveror.

Veprimi i i Shoshollit e ka nxitur kryesinë që të fillojë angazhimin për plotësimin e vendit të zbrazët të trajnerit, duke filluar kështu kontaktin dhe bisedimet me disa emra të njohur të futbollit. Ndërkohë, menjëherë pas lajmit për dorëheqjen e trajnerit, kanë qenë “Kuqezinjët e Jakovës” ata që përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar me ngulm që trajneri i ardhshëm i Vëllaznimit medoemos duhet të jetë nga Gjakova, pasi, sipas tyre, vetëm një gjakovar e njeh mirë mentalitetin e Vëllaznimit dhe mund të garantojë suksese në vazhdimin e kampionatit.

Genc Hoxha ka qenë emri më i kërkuar nga tifozët gjakovarë, por nuk kanë munguar as preferencat për Ibrahim Domin dhe Blerim Mulën. Madje, duket se ky i fundit është edhe i preferuari i kryesisë dhe mësohet se tashmë edhe kanë filluar bisedimet në mes të të dyja palëve. Blerim Mula aktualisht është duke e ushtruar detyrën e trajnerit në klubin e futbollit “Adapazar” të Turqisë, prandaj me interesim të shtuar po pritet vendimi për ta lënë Turqinë dhe për t’u angazhuar në Vëllaznim./radiogjakova/