Basketboll, Kupa e Kosovës mbahet në Gjakovë
Prishtinë- Faza përfundimtare e Kupës së Kosovës do të mbahet në Gjakovë, ku palestra “Shani Nushi” do t’i pret mijëra shikues nga e gjithë Kosova për tre ditë me radhë, derisa Kupa do të kuptojë pronarin e saj për këtë stinor.
Në mbledhjen e mbajtur ditë më parë të Bordit të FBK-së, Gjakova është përcaktuar të jetë nikoqire e KB Vëllaznimi do të merr përsipër organizimin e fazës finales të Kupës.
Prej datës 28 mars, e premte, deri më datën 30 mars, e diel, do të luhen ndeshjet në Gjakovë – që do të sjellin triumfuesin e IPKO Kupës.
Trepça-Besa, Drita-Bashkimi, do të jenë takimet çerekfinale të IPKO Kupës, ku fituesit do të shkojnë në gjysmëfinale, e pastaj shortit i bashkangjiten Sigal Prishtina (mbrojtësja e titullit të Kupës) dhe Peja.
E të dielën pritet të luhet finalja e madhe e IPKO Kupës.
Trofeun e Kupës së Kosovës në basketboll e mban Sigal Prishtina pasi që kishte mposhtur stinorin e kaluar në Final Fourin e organizuar në Prizren, në palestrën Sezai Surroi, Pejën.
E premte, 28 mars 2014:
16:00 KB Trepça (fituese e Grupit A) – KB Besa (fituese e Grupit D)
18:00 KB Bashkimi (fitues i Grupit B) – KB Drita (fituese e Grupit C)
E shtunë, 29 mars 2014:
17:00 Gjysmëfinalja e parë;
20:00 Gjysmëfinalja e dytë;
E diel, 30 mars 2014:
17:00 Finalja në konkurrencën e femrave
20:15 Finalja në konkurrencën e meshkujve










