.
Published On: Tue, Jul 1st, 2014

Liburni – Besa (5:5) 8:10 pas ekzekutimit të penalltive

Share This
Tags
Besa, kampion në futsall
Liburni finalja
Ndeshja e tretë dhe vendimtare, që përcaktoi kampionin në superligën e Kosovës në Futsall për sezonin 2013-2014 ndërmjet “Liburnit” dhe “Besës” së  Pejës, përfundoi pas ekzekutimit të penaltive me fitoren e mysafirëve 8 me 10. Loja u zhvillua mbrëmë në Pallatin e Sporteve Shani Nushi në një atmosferë të zjarrtë sportive, ku nuk mungoi asnjë çast mbështetja e tifozerisë së dyja skuadrave.
Takimin e mbrëmshëm e kanë shoqëruar edhe disa momente tensionuese në fushë dhe tribuna.  Ndeshja ishte mjaftë atraktive, me aksione të shpejta dhe gola të bukur. Në kohën  e  rregullt takimi përfundoi me rezultat të barabartë 4:4 e pastaj fituesi nuk u shpall pasi edhe në vazhdime dy herë nga pesë minuta, të dyja ekipet shënuan nga një gol. Penaltitë përcaktuan kampionin e Kosovës.
Pejanët ishin më të saktë në gjuajtjet nga gjashtë metra dhe kështu morën me vete edhe Kupën e fituesit. Të kujtojmë se kjo ishte ndeshja e tretë me radhë e dy ekipeve më cilësore të futsallit të Kosovës. Ndeshjen e parë e kishte fituar  Liburni, pas ekzekutimit te penalltive me rezultat 5-3, ndërsa ndeshjen e dyte Besa e kishte fituar me rezultat 7-5. Finalja e futsallit të Kosovës në mes të Liburnit dhe Besës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të futbollistit të ndjerë Triumf Shabani.