.
Published On: Wed, Jul 2nd, 2014

Nura: Synimi për krijimin e një skuadre konkuruese

Share This
Tags
 kb-vellaznimi
Kryetari i ri i klubit të basketbollit “Vëllaznimi” Visar Nura, ka thënë se synimi i tij dhe i bashkëpunëtorëve të tij të zgjedhur në bordin e klubit është mobilizimi i përgjithshëm dhe krijimi i një skuadre konkuruese.  Sipas tij, Gjakova ka kapacitet që klubit të basketbollit t’ia kthejë namin e dikurshëm.
Nura ka thënë se e kanë të qartë që në Superligë i pret një punë shumë më e vështirë, por bordi dhe i gjithë klubi  do të përpiqen të krijojnë një skuadër konkurruese, ndërsa synimi kryesor që në edicionin e parë është që të luajnë në PLAY-OFF.
Nura pohon se bordi planifikon të bëjë disa përforcime si në shtabin teknik, e po ashtu edhe në atë të basketbollistëve, që të arrijnë synimet që i kanë vënë para vetes. “Ne nuk kemi kohë për të humbur, ka thënë ai, për faktin se duhet të fillojmë menjëherë punën, të sigurojmë donatorët dhe buxhet për edicionin e ri, e pastaj të fillojmë të mendojmë edhe për përforcimet që duhet bërë”.