.
Published On: Tue, Jul 8th, 2014

Rikthehen garat e kërcimit në ujë nga Ura e Fshejt

Share This
Tags
Ura e fshejt
Pas një pauze disa vjeçare, Gjakovës po i rikthehet gara tradicionale e kërcimeve nga ura e Fshejt, garë e cila pritet të mbahet me 10 Gusht. Kjo është paralajmëruar dje në një konferencë për media, në të cilën organizatorët kanë njoftuar me fillimin e përgatitjeve për mbajtjen e kësaj gare.
Edicionin e sivjemë të këtyre garave do ta organizojë organizata joqeveritare sportive “Time Out”, e cila do të përkrahet edhe nga Ministria e Kulturës e Kosovës dhe komuna e Gjakovës, konkretisht, drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Sport.
Sipas organizatorëve, partner të garës për çështje teknike, duke e përkrahur këtë garë me kuadro dhe staf profesional do të jetë Federata kosovare e Notit, përderisa në këtë aktivitet për herë të parë do të jenë të inkorporuar edhe kuadro të larta profesionale nga Fakulteti i Shkencave Sportive.
Sipas organizatorëve, synimi i sivjetë është që përpos organizimit të një gare të mirëfilltë, e cila pritet të sjellë atraksion dhe argëtim për qytetarët, të bëhet edhe promovimi i Kosovës, konkretisht sportit kosovar.