“Jehona” me 24 medalje

Klubi karatesë “Jehona” nga Gjakova ka përmbyllur me sukses stinorin e parë të këtij viti duke marrë pjesë në shumë gara e turnire dhe duke grumbulluar 24 medalje në dy gara kombëtare dhe dy të tjera ndërkombëtare. Nga radhët e këtij klubi janë kampion të Kosovës në karate, Valnor dhe Valmir Mehmeti, ndërsa nënkampion Artion Osmani, Rroni Naka, Blerim dodaj, Ndue Ndreca dhe kastriot Kurti.
Në mbarim të këtij stinori një komision i veçantë ka vlerësuar lartë aftësitë teknike taktike të anëtarëve të klubit të kataresë Jehona që i prinë trajneri Nue Perkola. Atyre u janë ndarë diploma dhe tituj të ri për luftat sportive. Drejtues të këtij klubi thonë se këto suksese të karatistëve nga Gjakova janë edhe reflektim i bashkëpunimit me prindërit e sportistëve të rinjë.










